Sot nis Samiti Rajonal i liderëve të Ballkanit Perëndimor

Në Mal të Zi sot e nesër mbahet Samiti Rajonal i liderëve të Ballkanit Perëndimor. Në këtë takim, që mbahet në Kotorr, pritet të marrë pjesë edhe ndihmëssekretari amerikan në Byronë për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, James O’Brien.

Angazhimet e tij në samit do të fokusohen në integrimin ekonomik rajonal dhe mundësinë e rritjes të ofruar nga Plani i Rritjes së Ballkanit Perëndimor të BE-së, si dhe do të përforcojnë mbështetjen e fortë të Shteteve të Bashkuara për rrugën e Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit në BE, thuhet në komunikatë e Departamentit të Shtetit.

Në samit pritet të marrin pjesë kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ai i Shqipërisë Edi Rama, kryeministri aktual i Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, si dhe komisioneri evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varheley.