Ankohet AAK-ja: E vonuar ftesa e Kurtit për opozitën

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës iu bashkua Lidhjes Demokratike në refuzimin e ftesës së kryeministrit Albin Kurti për një takim të hënën.

Për të folur në lidhje me këtë çështje, në Edicionin Special në Klan Kosova ishte i ftuar drejtuesi i Forumit Intelektual, Artan Nimani, sipas të cilit takimi ishte një “darkë e gabuar”, duke nënvizuar se nuk janë penduar që nuk e pranuan ftesën.

“Takimi ishte ftuar me një agjendë tjetër. Rezultatet e takimit u panë pas takimit ose të paktën pas deklarimeve publike të dy liderëve. Nuk ka diçka të keqe që takohen liderët mes vete. Takimi është dashur të realizohet shumë kohë më herët. Është një darkë e gabuar, në kohën e gabuar dhe më agjendën e gabuar. Nuk është koha që me ua bë argatin atyre që janë në prag të dështimit dhe në fund të mandatit”, tha profesori Nimani, përcjell Klankosova.tv

Nimani potencoi se “Aleanca e mbështet shpërbërjen e Kuvendit, pasi kryeministri të japë dorëheqje ose të shkarkohet”.