Sot, vranët dhe me intervale me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se këtë të mërkurë parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Sipas IHMK-së, vranësirat gjatë ditës vende-vende parashihet të sjellin reshje shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin në mes 6 dhe 9 gradë Celsius, kurse maksimalet parashihet të jenë ndërmjet 16 dhe 19 gradë Celsius.