Egnatia, fituese e Kupës së Shqipërisë
Egnatia është fituese e Kupës së Shqipërisë për këtë edicion.
Skuadra e drejtuar nga Edlir Tetova triumfoi sonte në finalen ndaj Kukësit, shkruan Gazeta Express.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Air Albania” përfundoi me rezultatin minimal – 0:1.
Edison Ndreca (38’) shënoi golin e vetëm, me të cilin ia siguroi trofeun e Kupës rrogozhinasëve.
Për Egnatian është viti i dytë rresht që fiton Kupën e Shqipërisë.
Egnatia, e cila po lufton edhe për titullin e kampionit, me triumfin në Kupë ia bëri edhe “një dhuratë” Tiranës, duke ia mundësuar që të luajë në kualifikimet e Ligës së Konferencës.