Vdes një person pas vetaksidentit në Sllatinë

Një person ka mbetur i vdekur pas një vetaksidenti që ka ndodhur në rrugën Pejë – Prishtinë, saktësisht në Sllatinë.

Policia ka konfirmuar për “Zërin” se në këtë rast është përfshirë një automjet, në të cilin drejtuesi i mjetit ka vdekur, vdekjen e të cilit e kanë konstatuar mjekët kompetentë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Baki Kelani, i cili tha gjithashtu se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore, ekipi mjekësor dhe prokurori kompetent.

“Në lidhje me rastin në vendngjarje kanë dalë njësitet relevante policore, ekipi mjekësor dhe prokurori kompetent, përderisa trupi i pajetë është dërguar në IML”, tha Kelani. /Zëri