Kundërshtohet heqja e emrit të Hasan Prishtinës nga UP-ja

Një aksion simbolik është mbajtur sot para Kuvendit të Kosovës.

Përmes këtij aksioni, është kundërshtuar heqja e emrit të Hasan Prishtinës nga Universiteti i Prishtinës.

Mehmet Prishtina, drejtori i fondacionit “Hasan Prishtina”, njëherësh stërnipi i heroit kombëtar, tha se heqja e emrit të tij po bëhet me kërkesa të paarsyeshme, të pabaza dhe ilegale me të cilën duhet të merret Prokuroria.

“Kjo nismë e keqe ka filluar qe një vit dhe kjo ka më shumë karakter politik. Në paaftësi për t’i zgjedhur problemet politike, këta sulmojnë figurat. Heqja e emrit të tij po bëhet me kërkesa të paarsyeshme, të pabaza dhe ilegale me të cilën duhet të merret Prokuroria”, tha ai.

Heqja e këtij emri po kundërshtohet edhe nga Parlamenti Studentor.

“Ne e kundërshtojmë këtë nismë. Ne kemi përdorur mekanizma, protesta dhe peticione. Sot i jemi bashkuar kësaj nisme për t’u solidarizuar”, tha kryetari, Florend Ramusa.