Osmani për masakrën e Qyshkut: Synim i forcave kriminale, shfarosja dhe spastrimi etnik i shqiptarëve

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, i ka përkujtuar masakrat që ndodhën 25 vjet më parë në fshatrat e Pejës: Qyshk, Zahaq, Llabjan dhe Pavlan.

Osmani tha se forcat e regjimit gjenocidal serb vranë e masakruan barbarisht 44 civilë në Qyshk, 17 në Zahaq, 21 në Pavlan dhe 13 në Llabjan.

“Sikurse në çdo masakër kudo në Kosovë, synimi i forcave kriminale ishte shfarosja dhe spastrimit etnik i shqiptarëve. Në këtë përvjetor i kujtojmë me dhimbje martirët e këtyre fshatrave dhe riafirmojmë përkushtimin tonë për drejtësi”, tha Osmani.

“Qoftë i përhershëm kujtimi dhe nderimi për të gjithë të rënët për liri!”.