Një grua sulmohet seksualisht në Lipjan e një tjetër ngacmohet në Shtime, të dyshuarit dërgohen në mbajtje

Një grua ka raportuar dje në Polici se ishte sulmuar seksualisht nga një mashkull në Lipjan.

Policia ka arrestuar të dyshuarin, i cili është dërguar në mbajtje.

“Lipjan, 13.05.2024 - 18:40. Viktima femër kosovare ka raportuar se ishte sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë, transmeton Zeri.info.

Po ashtu një ngacmim ka ndodhur në Shtime, atje një femër ka raportuar se në rrjete sociale kishte pranuar disa mesazhe ofenduese dhe seksuale nga i dyshuari mashkull kosovar.

“I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri