Sulm në kampin e refugjatëve në Gazë, raportohet për 13 të vrarë

Një zëdhënës i spitalit "Al-Aksa" ka thënë se një sulm ajror izraelit në një ndërtesë banimi në kampin e refugjatëve Nuseirat në qendër të Gazës ka vrarë të paktën 13 palestinezë.

Mbrojtja Civile në Gazë tha në një deklaratë se sulmi goditi një ndërtesë katërkatëshe që strehonte të paktën 100 njerëz të zhvendosur nga lufta, shkruan CNN, transmeton klankosova.

Bëhet e ditur se ndërtesa u godit pas mesnatës, derisa njerëzit ishin duke fjetur. Ndërkaq, numri i viktimave pritet të rritet.