Përvjetori i masakrave në Qyshk, Zahaq, Llabjan dhe Pavlan - Kurti bën homazhe
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot do të bëjë homazhe në përvjetorin e masakrave në Qyshk, Zahaq, Llabjan dhe Pavlan.
Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se homazhet do të bëhen në orën 10:00.
Kurti do të bëjë homazhe në Qyshk - te lapidari i fshatit, Zahaq dhe Llabjan - te varrezat e dy fshatrave dhe Pavlan - te lapidari i fshatit.