Nis takimi i paralajmëruar mes Kurtit dhe Krasniqit

Takimi i thirrur nga kryeministri Albin Kurti me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, tashmë ka filluar.

Në objektin e Qeverisë ka arritur i pari Kurti i cili nuk është prononcuar para mediave, por vetëm i ka përshëndetur ekipet e mediave që ishin të pranishme.

Pas tij,  nuk kanë shkuar dhe shumë minuta ka shkuar edhe Krasniqi, i cili është i vetmi prej liderëve të partive opozitare që i është përgjigjur ftesës së Kurtit për takim.