Ushtarët e FSK-së përfundojnë ushtrimin fushor “Ujku Alfa”

Regjimenti i Tretë i Komandës së Forcave Tokësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës ka përfunduar me sukses ushtrimin fushor nivel togu “Ujku Alfa”.

Objektiva e këtij ushtrimi ishte përgatitja e personelit ushtarak të kompanisë A në nivel Togu me municion luftarak, duke përdorur metodologjinë e trajnimit, zvarritje (dry), ecje (blank), dhe vrapim (live).

Sipas një komunikate të lëshuar nga FSK-ja, për ta përcjellë nga afër trajnimin ishte komandanti i forcave tokësore, gjeneral brigade Hysen Dreshaj, komandanti i Regjimentit të Tretë, nënkolonel Ilir Beqiri, përfaqësues ushtarakë nga Ambasada Amerikane, të cilët thuhet se u ndanë të kënaqur me rrjedhën dhe përgatitjen profesionale të ushtrimit.