Nëse i keni ujitur bimët gjatë ditës, në mot të nxehtë, keni gabuar rëndë
Britanikët po përjetojnë një valë të nxehti këtë javë me temperaturat që arrijnë në pothuajse 26 gradë Celsius.
Gjatë ditëve të nxehta ne kujdesemi për veten dhe kafshët, por shpesh i harrojmë bimët.
Dhe siç paralajmërojnë ekspertët, nëse nuk kujdesemi mirë për bimët, ato mund të dëmtohen nga i nxehti.
Për fat të mirë, një ekspert ka ndarë një këshillë të shkëlqyer, shkruajnë mediat e huaja.
Mark Lane shpjegoi se ujitja e bimëve gjatë ditës e veçanërisht gjatë motit të nxehtë është një nga “gabimet më të mëdha” që çdo njeri mund ta bëjë.
“Koha më e mirë për ujitje është herët në mëngjes kur temperaturat janë më të ulëta, midis orës 05:00 dhe 09:00 të mëngjesit”, tha Lane, përcjell telegrafi.
Eksperti paralajmëroi: “Ujitja gjatë natës mund të rezultojë në grumbullimin e ujit në sipërfaqen e tokës, rreth rrënjës dhe gjetheve, gjë që mund të çojë në kalbjen e bimës”.
Një tjetër këshillë e rëndësishme është se nuk duhet ta ujitni shumë kopshtin tuaj. Kjo pasi ujitja e tepërt mund t’i bëjë më shumë dëm sesa dobi gjatë një vale të nxehti.