Drejtuesja e USAID-it flet për kontributin e dhënë me Universitetin e Iowës ndaj studentëve në Kosovë

Samantha Power, drejtuesja e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), ka treguar bashkëpunimin që kanë me Universitetin Shtetëror të Iowës për të rinjtë në Kosovë.

Ajo ka folur për kontributin e dhënë në ceremoninë e diplomimit të studentëve në Universitetin e Iowës.

“Pjesëtarët e Universitetit Shtetëror të Iowës janë duke udhëtuar në Kosovë, shtetin më të ri të Evropës, që studentëve të teknologjisë së informacionit t’iu japin mentorim, t’i udhëzojnë në karrierë e për t’i mësuar rreth mundësive kërkimore që të jenë të përgatitur për të rritur ekonominë teknologjike”, ka thënë Poweri.