Tom Cruise flet për ijet e Shakirës, por përgjigja e këngëtares është perlë

Përballë shumë thashethemeve dhe spekulimeve rreth lidhjeve të supozuara, Tom Cruise qershorin e kaluar u intervistua gjatë ‘Despierta America’ të Univision dhe u pyet për Shakirën.

Ai nuk kishte veçse lëvdata për të dhe familjen e saj: “Ajo është shumë e talentuar. Ajo dhe familja e saj janë njerëz të bukur. Unë gjithmonë e kam admiruar punën e saj… Ajo është shumë e mirë”.

Në bisedë me gazetaren Jessica Rodriguez, Cruise iu përgjigj një pyetjeje të çuditshme në lidhje me ijet e kolumbianes, padyshim duke luajtur me titullin e këngës së saj ‘Hips Don’t Lie’.

Cruise tha : “Jo, ijet e saj nuk gënjejnë! Ato nuk gënjejnë!”

Kjo frazë solli spekulime se mes tyre mund të kishte ndodhur diçka më shumë.

Më 6 maj 2024 u zhvillua Met Gala, në të cilën Shakira mbërriti me një fustan të kuq. E njëjta gazetare Jessica Rodriguez riktheu temën e ijeve: “Disa muaj më parë intervistova Tom Cruise dhe i thashë: “Ijet e Shakirës nuk gënjejnë”, dhe ai tha: “Jo. ata nuk gënjejnë”.

Artistja u përgjigj në mënyrë krijuese, si tekstet e veprës së saj të fundit muzikore të titulluar “Gratë nuk qajnë më”.

“Ke të drejtë, këto janë ijet më të ndershme”, u përgjigj Shakira. /oranews