Aksidentohet autobusi me nxënës në Indonezi, 11 viktima

Të paktën 11 persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor në ishullin Java, Indonezi.

Sipas mediave të huaja, aksidenti ka ndodhur mes qyteteve Depok dhe Lembang.

Autobusi i shkollës, i cili transportonte mbi 60 nxënës dhe mësues, u përplas me një makinë dhe tre motoçikleta.

Në mesin e pasagjerëve të vdekur ka nëntë gjimnazistë dhe një profesor. Gjithashtu janë 13 të plagosur rëndë. /abcnews