Ambasadorja izraelite në Kosovë falënderon publikun anekënd botës për mbështetjen për Izraelin në Eurosong

“Artistja ynë mahnitëse e re Eden Golan me këngën e saj “Hurricane” e arriti një rezultat të shkëlqyeshëm në finalen e edicionit të 68-të të Këngës së Eurovizionit, në Malmö të Suedisë, duke e fituar vendin e pestë.

I falënderojmë ngrohtësisht të gjithë miqtë anekënd botës që në cilësinë e publikut e votuan këngën përfaqësuese të Izraelit si të dytën më të mirën, me vetëm 14 pikë më pak se Kroacia në vendin e parë. Gjithashtu, Izraeli fitoi televotimin në 15 shtete, duke përfshirë "pjesën tjetër të botës",” ka shkruar ambasadorja Ziv në platformën “X”.