Vdes papritur gjatë një shëtitjeje në mal zëvendëskancelari zviceran, Andre Simonazzi

Qeveria zvicerane ka njoftuar se zëvendëskancelari i Zvicrës, Andre Simonazzi vdiq të premten në moshën 55-vjeçare

Simonazzi, baba i tre fëmijëve, ndërroi jetë papritur në “hiking” me familjen e tij, njoftoi qeveria në një deklaratë duke e falënderuar atë për shërbimin e tij si zëvendëskancelar që nga viti 2009, njofton swissinfo.

Partitë politike të Zvicrës shprehën dhimbjen dhe ngushëllimet e tyre për familjen e Simonazzi.

Simonazzi ka studiuar në Institutin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Gjenevë, sipas biografisë së tij zyrtare, dhe ka punuar si gazetar dhe oficer komunikimi përpara se të bashkohej me qeverinë. Pas vetës ai la gruan dhe tre fëmijë të rritur.