Apple kërkon falje për reklamën e re të iPad Pro

Apple ka kërkuar falje për reklamën e saj të re për iPad Pro ku shtyp kamerat, librat dhe instrumentet muzikore.

Reklama e shpërndarë nga shefi ekzekutiv i kompanisë, Tim Cook, paraqet gjithashtu edhe mjete kreative si aparat diskografik dhe metronom teksa shtypen.

Ajo kishte për qëllim të tregonte gamën e gjerë të mjeteve për të cilat mund të përdoret iPad-i më i hollë ndonjëherë, shkruan skynews.

Por, reklama u kritikua shumë, me aktorin Hugh Grant që tha se ajo shfaqte “shkatërrimin e përvojës njerëzore”.

“Kreativiteti është në ADN-në tonë dhe është jashtëzakonisht e rëndësishme për ne që të dizajnojmë produkte që fuqizojnë krijuesit në të gjithë botën. Qëllimi ynë është të festojmë gjithmonë një mori mënyrash se si përdoruesit shprehen dhe sjellin idetë e tyre në jetë përmes iPad. Ne dështuam me këtë video dhe na vjen keq”, tha nënkryetari i Apple për marketing, Tor Myhren.

Ndërkohë, Adam Singer nga kompania teknologjike e reklamave AdQuick, e quajti videon “metaforën e përsosur” për epokën e sotme.

Ndryshe, shitjet e iPad ranë për 17 për qind gjatë periudhës janar-mars. /Telegrafi