Tucheli flet për të ardhmen e tij mes lidhjeve e me Man Utd dhe Chelsean

Trajneri i Bayern Munichut, Thomas Tuchel, ka adresuar spekulimet për të ardhmen e tij përpara largimit të tij të afërt nga klubi i Bundesligës.

Tucheli do të largohet nga Bayerni në fund të sezonit, por lëvizja e tij e ardhshme nuk është ende e qartë. Gjermani ka qenë i lidhur me një lëvizje te Manchester Unitedi për të marrë drejtimin nga Erik ten Hag si dhe një rikthim në ish-klubin Chelsea, ku e ardhmja e Mauricio Pochettino është e pasigurt. 

Tucheli nuk e ka fshehur faktin se i pëlqente koha e tij në Angli dhe tani i është përgjigjur spekulimeve se mund të rikthehet në Premierligë.

I pyetur në një konferencë shtypi për lëvizjen e tij të radhës, Tucheli tha: “Nuk e kam idenë. Do të mendoj për gjërat në paqe. Gjërat janë të qarta që nga shkurti. Do të marr kohën time. Nuk ka pasur diskutime me klube të tjera”.

Pasiguria vazhdon të rrethojë të ardhmen e Ten Hag dhe Pochettinos pas sezoneve të vështira për Manchester Unitedin dhe Chelsean. Gareth Southgate gjithashtu thuhet se është shfaqur si një opsion i mundshëm për Unitedin nëse Djajtë e Kuq vendosin të ndryshojnë trajnerin këtë verë.

Tucheli fitoi Ligën e Kampionëve me Chelsean në vitin 2021, vetëm katër muaj pasi zëvendësoi Frank Lampard në krye. Ai u shkarkua në shtator 2022 pas një fillimi zhgënjyes të sezonit me Blutë. /Zëri