Man City fiton thellë në udhëtim te Fulhami

Manchester City ka arritur të fitojë me rezultat të thellë në udhëtim te Fulhami, në xhiron e 36-të të Premierligës.

Ndeshja përfundoi me rezultat 4-0 në stadiumin “Craven Cottage”.

Me dy gola të Gvradiolit dhe nga një të Fodenit e Alvarezit nga penalltia, City arriti të triumfoi ndaj skuadrës vendase.

Kësisoj, Citizens marrin kreun e tabelës përkohësisht ku grumbullojnë 85 pikë kurse Fulhami mbetet i 13-ti me 44 sosh. /Zëri