Gjobë prej 500 euro ndaj ferizajasit, drejtonte veturën në ndikim të alkoolit

Policia e Kosovës ka gjobitur një person në Ferizaj pasi ka drejtuar veturën në ndikim të alkoolit.

Sipas njoftimit të PK-së thuhet se Policia e stacionit në Ferizaj më 10.05.2024 rreth orës 04:15 në rrugën “Reçaku ” në Ferizaj ka ndaluar shoferin A.A (M/K) i moshës 29-vjeçar, i cili ka drejtuar veturën nën ndikim të alkoolit, ku rezultoi 0.85 promila dhe nën masën mbrojtësem raporton Zeri.info.

“Me ligjin e ri parashihet gjobë, vazhdim i masës mbrojtëse, pikë negative dhe konfiskim i automjetit”, thuhet në njoftim.

Po ashtu sipas njoftimit të PK-së thuhet se ndaj shoferit policia i ka shqiptuar një gjobë kundërvajtëse prej 500 euro, 5 pikë negative, vazhdim i masës mbrojtëse edhe për 6 muaj, si dhe i është konfiskuar përkohësisht automjeti. /Zëri