Hajnat tentojnë të vjedhin në dy shkolla në Lipjan

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të vjedhjeve në tentativë në shkolla të Lipjanit.

Sipas njoftimit rasti ka ndodhur në fshatin “Jeta e Re”, tjetra në Lipjan, raporton Zeri,info.

Fsh. Jeta e Re, Lipjan  10.05.2024 – 07:46. Ankuesja femër kosovare punëtore teknike në shkollë, ka raportuar se gjatë natës ishte thyer dera e shkollës, nuk është vërejtur se është vjedhur ndonjë gjë. Rasti është duke u hetuar.

Rr. Avdi Kelmendi, Lipjan 09.05.2024 – 16:40. Ankuesi mashkull kosovar, përgjegjës i shkollës, ka raportuar se përmes kamerave të sigurisë është vërejtur se persona të panjohur  kanë hyrë brenda në objekt shkollor dhe ende nuk dihet se a është vjedhur diçka. Rasti është duke u hetuar.