Hallakama në Eurovision mes Izraelit dhe Spanjës, Holanda drejt përjashtimit një natë para finales

Një situatë e paprecendentë është duke ndodhur këtë vit në Eurovision, shumë probleme janë shfaqur një natë para finales, derisa është në pikpytje pjesëmarrja e Holandës në këtë garë.

Përvec thirrjeve për bojkot pas pjesëmarrjes së Izralit tash e një kohë, ka ndodhur edhe një incident i pa konfirmuar deri më tani, ku dyshohet se një gazetar nga Spanja është sulmuar nga persona në delegacionin e Izraelit, ndërsa pas kësaj ka reaguar edhe televizioni spanjoll RTVE, të cilët kanë kritikuar EBU-në e cila ka anuluar konferencën për media pas këtij incidenti, e sipas televizionit spanjoll të cilët e kanë cilësuar këtë si "shkelje serioze e lirisë së mediave" dhe kanë kërkuar nga EBU që të krijojnë kushte për të siguruar gazetarë, raporton Zeri.info, e cila është media e vetme shqiptare që po ndjek nga afër Eurovisionin këtë vit si media e akredituar nga EBU në Malmo të Suedisë.

Gjithsesi deri tani EBU nuk ka dhën asnjë sqarim për këtë, ndërsa një incident tjetër me Holandën tashmë ka nisur të hetohet.

EBU ka konfirmuar vetëm se kanë nisur hetimet për këngëtarin nga Holanda dhe po vazhdojnë diskutimet me televizionin publik holandez ARVROTROS, ndërsa nuk tregohet shkaktari i cili ka pezulluar pjesëmarrjen e këngëtarit holandez i cili nuk do të këndoi sot në natën e Jurisë e cila pritet të jap votat, ndërsa performaca e tij do të përsëritet nga paraqitja e natës së dytë, raporton Zeri.info.

Jozyrtarisht dyshohet se incidenti me Holandën ka të bëj me sulmin fizik që këngëtari i ka bërë një fotografi të akredituar.

Derisa EBU-ja të sqaroi këto, pikëpytje të shumta janë duke ngritur në qendrën e gazetarëve ku mes qindra gazetarëve është edhe Zeri.info.