Eurokoha prezanton destinacionin e ri Kusadasin, me oferta që nisin nga 199 euro

Eurokoha këtë verë e ka nisur edhe me një destinacion në rivierën turke, është Kusadasi në Izmir, i cili i është shtuar ofertave të shumta për verën 2024.

Veçantia e këtij destinacioni është çmimi i përballueshëm nga të gjithë, por mbi të gjitha kushtet që ofron Kusadasi, si resortet dhe plazhet fantastike.

Pranvera Bojniku nga Eurokoha ka treguar se çmimet për pushime verore nga Eurokoha nisin me çmimin prej 199 euro dhe destinacioni më i kërkuar deri tani ka qenë Antalya, por presin që interesimi të zgjerohet tash edhe me Kusadasin si destinacion i ri ku mikpritja e dallon më së shumti si destinacion.

“Destinacioni më i kërkuar është Antlya, por këtë vit kemi nisur me destnaicionin më të ri Kusadasi dhe ofertat fillon prej 199 e tutje, hotelet janë të përshtatshme për të ri dhe familje”

“Mikpritja është një nga veçantit e rivierave turke, ato ofrojnë komoditetin si asnjë regjion tjetër”, tha Bojniku, transmeton Zeri.info.

Ajo tha se Eurokoha ka nisur fluturime direkte nga Prishtina në Izmir, ku gjendet edhe Kusadasi.

“Sezona ka nisur tashmë më herët më 3 prill dhe përfundon në tetor. Vendet më të vizituara ka qenë regjioni i Antalyas, është regjioni më i gjerë dhe më i njohur ku kemi pas fluturime direkt nga Prishtina në Izmir.

Vendet më të preferueshme nga kosovarët është Antalya, hotelet i ka për gjitha buxhetet dhe familjet, për ata sugjerohet më shumë.. Ne sugjerojmë tashmë edhe destinacionin e ri në Izmir Kusadasi, por edhe destinacione tjera”, thotë Bojniku nga Eurokoha,

Ajo tregoi se hotelet janë të përshtatshme për familje, të rinj, për mosha më të shtyra, por edhe për një buxhet mesatar, por mbi të gjitha janë plazhet për të cilat ia vlen shumë.

Për të njohur më shumë Kusadasi si destinacionin e ri të Eurokohës për këtë verë mund të ndiqni videomaterialin më poshtë: