Çifti e shndërron autobusin e shkollës në një shtëpi për të jetuar
Së fundmi, kanali Mobile Dwellings në YouTube ka publikuar një video ku shfaqet një autobus shkollor i shndërruar në një shtëpi.
E ndërtuar nga Megan dhe Landon, ai nuk është thjesht autobus me shtrat.
Çatia e tij është prerë duke i dhënë automjetit mjaft hapësirë për të qenë një shtëpi për një familje, përcjell Telegrafi.
Bëhet e ditur se procesi i shndërrimit të tij ka zgjatur një vit për të përfunduar.
Gjithashtu, dyshja e kanë zëvendësuar derën e palosshme të autobusit me një derë të shtëpisë.
Siç shihet në video, pjesë e autobusit është edhe një kuzhinë dhe banjo.
Me sa duket, çifti po e shijon jetën në rrugë, nga e cila shpesh ndajnë momente në rrjete sociale. /telegrafi