FC Suhareka dhe FC Ferizaj sigurojnë promovimin në Superligë
FC Suhareka edhe matematikisht e ka siguruar promovimin në Superligën e Kosovës në futboll.
Vetëm një vit pas formimit si klub, ekipi nga Suhareka ka arritur të ngjitet në elitën e futbollit kosovar.
Suharekasit triumfuan 0:1 ndaj Drenicës, ndërsa humbja e Trepçës’89 nga Vëllaznimi ia mundësoi matematikisht promovimin, dy xhiro pa përfunduar kampionati.
Nga edicioni i ardhshëm qyteti i Suharekës do të përfaqësohe me dy skuadra në elitë: FC Ballkani dhe FC Suhareka.
Edhe FC Ferizaj e ka siguruar promovimin në Superligën e Kosovës në futboll.
Pas fitores bindëse 0:3 ndaj Flamurtarit, Ferizaj matematikisht e ka siguruar Superligën për edicionin e ardhshëm.
Sezonin e kaluar, Ferizaj kishte rënë nga elita dhe pas një viti arriti të rikthehet.
Në vendin e dytë është Prishtina e Re në grupin B të Ligës së Parë, e cila do të luajë në barazh.