Një 73-vjeçar gjendet i vdekur në shtëpinë e tij në Krushë të Madhe të Rahovecit

Një 73-vjeçar është gjendur i vdekur pasditen e sotme në Krushë të Madhe të Rahovecit.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj ka thënë se 73-vjeçari është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Krushë të Madhe, raporton Zeri.info.

“Viktima mashkull i lindur në vitin 1951 është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Krushë e Madhe-Rahovec. Ekipi mjekësor me këtë rast ka dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe e kanë konstatuar vdekjen e tij”, ka thënë Elezaj.

Sipas tij, në vendin e ngjarjes po ashtu kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.

“Me vendim të prokurori të shtetit është iniciuar rast “Hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar për ekzaminim mjeko-ligjor”, ka thënë Elezaj. /Zëri