Goditet për vdekje një 50-vjeçar në Durrës

Një person i moshës 50 vjeç ka mbetur i vdekur në Durrës si pasojë e një aksidenti mes një veture dhe një biçiklisti.

Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe vijon puna për kapjen e tij, raporton Top Channel, 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.