Dyshohet se çifti i moshuar në Gjirokastër u vra nga tre persona
Policia e Gjirokastrës ka njoftuar se çifti i të moshuarve është vrarë ditën e enjte me sende të forta nga persona që kanë hyrë në banesën e tyre.
Policia ka në rrethin e të dyshuarve tre persona për të cilët pritet përgjigjja e policisë shkencore që do të zbulojë nëse janë të implikuar, sipas Top Channel.
Paralelisht po hetohet edhe për motivet pasi pista e grabitjes është rrëzuar. Shtëpia është gjetur e rregullt dhe nuk ka shenja kontrollesh si dhe janë gjetur sasi parash që i përkisnin çiftit të të moshuarve.