Zgjidhet futbollisti i vitit nga Shoqata e Gazetarëve të Futbollit në Angli

Ylli i Manchester Cityt, Phil Foden, ka fituar garën dhe është zgjedhur “Futbollisti i Vitit” nga Shoqata e Gazetarëve të Futbollit (FWA) në Angli.

Fodeni fitoi me 42 për qind të votave, duke mposhtur mesfushorin e Arsenalit Declan Rice dhe shokun e skuadrës së Cityt, Rodri, në garën për çmimin e “Futbollistit të Vitit”.

Martin Odegaard, Ollie Watkins dhe Cole Palmer përbënin pjesën tjetër të gjashtë të parëve, ndërsa 12 lojtarë të tjerë morën vota nga FWA, e cila ka pothuajse 900 anëtarë.

Çmimi për Fodeni është plotësisht i merituar, pasi anglezi po shijon një sezon pozitiv me Cityn, duke shënuar 24 gola dhe duke dhënë 10 asistime në të gjitha garat.

“Të emërohesh futbollisti i vitit i Shoqatës së Gazetarëve të Futbollit është një nder i madh. Jam shumë, shumë i lumtur që e kam marrë këtë çmim, por nuk mund ta kisha bërë pa ndihmën e shokëve të skuadrës”.

“Dua të falënderoj të gjithë bashkëlojtarët e mi, si dhe Pep Guardiolan dhe trajnerët për të gjithë mbështetjen dhe këshillat që më kanë dhënë”, ka thënë Fodeni për fazën zyrtare të klubit. /Telegrafi