Mirlind Daku nominohet për lojtarin dhe sulmuesin e vitit në Rusi

Mirlind Daku është nominuar për çmimet “Lojtari më i mirë i sezonit” dhe “Sulmuesi më i mirë”, në Rusi, me skuadrën Rubin Kazanin.

Daku është transferuar në Rubin Kazan më 11 korrik të vitit të kaluar dhe që atëherë sulmuesi shqiptar ka kaluar në formë të mirë.

Kësisoj, deri më tani, Daku ka arritur të shënojë shtatë gola në 29 ndeshje në të gjitha garat, ku dhe ka arritur të dhurojë katër asistime.

Ai gjithashtu është nominuar për çmimin e debutuesit të vitit dhe për asistimin e vitit.

Votimi i fansave do të zgjasë nga data 2 maj deri më 13 maj, kurse pjesa tjetër varet nga votat e ekspertëve – të cilat fillojnë nga 15 maj deri më 24 maj. /Zëri

Për të votuar për Dakun mund të klikoni KËTU