Gjimshiti: Në fund morëm një rezultat të mirë, do të japim maksimumin

Atalanta dhe Marseille kanë luajtur baras në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Evropës.

Ndeshja përfundoi me rezultat 1-1 në stadiumin “Orange Velodrome”.

Pas ndeshjes ka folur qendërmbrojtësi shqiptar, Berat Gjimshiti.

“E dinim që do të ishte e vështirë, por ne u përpoqëm të bënim ndeshjen tonë, besoj se ja arritëm 100%. Sigurisht bëmë disa gabime që do të përpiqemi t’i rregullojmë në ndeshjen e kthimit”.

“Në pjesën e dytë nuk luajtëm mirë, kjo pasi edhe nuk e njihnim mirë rivalin tonë. Gjithsesi, në fund morëm një rezultat të mirë, nuk humbëm, kjo ishte e rëndësishme. Tani do të luajmë në shtëpinë tonë, e dimë se si do të luajmë. Jemi përballë publikut tonë, në shtëpinë tonë, do të japim maksimumin”, u shpreh Gjimshiti.

Ndeshja kthyese do të luhet javën e ardhshme (e enjte) në stadiumin “Gewis” në Itali, në orën 21:00. /Zëri