Man Utd do të vendosë për të ardhmen e Greenwoodit në verë

Manchester Unitedi do të vendosë për të ardhmen e Mason Greenwoodit në verë.

Kështu ka raportuar gazetari i njohur, Rudy Galetti.

Greenwoodi aktualisht luan për fanellën e Getafes, në formë huazimi, që nga shtatori i vitit të kaluar.

Sipas Galettit, një pjesë e bordit është në favor të qëndrueshmërisë së tij, por duke pasur parasysh interesin nga ekipet italiane dhe ato spanjolle, ai mund të largohet në qershor.

Thuhet se “Djajtë e Kuq” nuk do të bëjnë zbritje për lojtarin. /Zëri