Ten Hag do të vazhdojë me Man Utd

Erik ten Hag do të vazhdojë të qëndrojë në krye të skuadrës së Manchester Unitedit.

Kështu ka bërë të ditur drejtori teknik i klubit, Jason Wilcox.

“Ne flasim çdo ditë nga java e kaluar. Në një periudhë shumë të shkurtër duhet të ndërtojmë një marrëdhënie intensive”, është shprehur Wilcox, përcjell “Zëri”.

“Ne po punojmë tani për një plan, ne kishim një plan tashmë para se ai të ndërhynte dhe ne duhet të rreshtohemi”, përfundoi ai.

Trajneri holandez aktualisht ka kontratë me “Djajtë e Kuq” deri më 30 qershor të vitit 2025. /Zëri