Ambasada e Suedisë organizon transmetimin e Eurovisionit në sheshin “Zahir Pajaziti”

Finalja e festivalit evropian të këngës “Eurovision Song Contest” do të transmetohet direkt në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Kjo është bërë e mundur nga Ambasada e Suedisë, në bashkëpunim me RTK-në dhe Komunën e Prishtinës, shkruan Zeri.info.

“Bashkoheni me festën dhe shikimin e transmetimit të Eurovisionit LIVE nga Suedia”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Suedeze.

Kujtojmë se Eurovisioni këtë vit mbahet në Malmo të Suedisë më 7, 9 dhe 11 maj.

Fatkeqësisht Kosova as këtë vit nuk ka arritur të bëhet pjesë e garës më të madhe të muzikës në botë. /Zëri