Barcelona e bën Bernardo Silvan prioritet

Barcelona raportohet se po intensifikon përpjekjet për të siguruar nënshkrimin e mesfushorit të gjithanshëm të Manchester Cityt, Bernardo Silva, sipas “Sport”.

City mbetet i hapur për të negociuar largimin e Silvës për një tarifë prej 50 milionë funtesh.

Një transferim te Barcelona jo vetëm që do të përmbushte dëshirën e Silvës, por edhe do ta ribashkonte atë me ish-bashkëlojtarin e tij në City, Ilkay Gundoganin.

Portugezi aktualisht ka kontratë të vlefshme me citizens deri më 30 qershor të vitit 2026. /Zëri