24 vjet burgim prizrenasit që dhunoi për katër muaj dy vajza të mitura

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti për të Mitur, ka shpallur aktgjykim dënues prej 24 vjetësh burgim ndaj të akuzuarit E.G., për shkak se ka dhunuar për katër muaj dy vajza nën moshën 14-vjeçare.

Sipas gjykatës, ai nga muaji nëntor 2023 deri në 1 mars 2024, e detyronte personin tjetër për të kryer aktin seksual të dëmtuarën e mitur.

Po ashtu, të njëjtën e ka përsëritur edhe me vajzën e dytë të mitur deri më 1 mars 2024, kur u arrestua, transmeton Zeri.info

“Me këto veprime kryen veprën penale dhunimi nga Neni 227, paragrafi 8 dhe 7 lidhur me paragrafin 4 pika 4.9 lidhur me nenin 77 të KP-së. Nga koha e pavërtetuar deri në 1 mars 2024, e detyron personin tjetër për të kryer aktin seksual të dëmtuarën (II) - nën moshën 14 vjeç. Me këto veprime kryen veprën penale dhunimi nga Neni 227, paragrafi 8 dhe 7, lidhur me paragrafin 4, pikën 4.9, lidhur me Nenin 77 të KP-së”.

“Andaj Gjykata, në kuptim të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, të akuzuarit E.G., e GJYKON: - dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 24 vitesh (në të cilin dënim do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 01 mars 2024. Të njëjtit i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e Aktgjykimit”, thuhet në njoftim.

Pas shpalljes së aktgjykimit, kryetarja e trupit gjykues Kymete Kicaj, ka njoftuar palët që brenda afatit ligjor të gjithë palët në procedurë do të pranojnë aktgjykimin e plotë në formë të shkruar dhe të arsyetuar. Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit. /Zëri