E gjeti babai të vdekur, detaje për rastin e 26-vjeçarit në Gjakovë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të enjten pasdite në fshatin Dolibarë të Gjakovës.
Atje i riu A.P. është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij, ndërsa dyshohet se ka bërë vetëvrasje.
Trupi i 26-vjeçarit pa shenja jete ishte gjetur nga babai i tij, raporton Zeri.info.
Detaje për rastin janë dhen në raportin 24-orësh të Policisë.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ka gjetur djalin e tij, viktimën mashkull kosovar, dyshohet pa shenja jete. Ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri