Regjistrohet kryeministri Kurti: Ishte proces i lehtë dhe i shpejtë

Kryeministri i ë Kosovës, Albin Kurti, u regjistrua në kuadër të procesit të regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave.

Kurti e quajti atë një proces të lehtë, të thjeshtë dhe të shpejtë, dhe të rëndësishëm saqë vendimtar për dekadën e ardhshme të politikave të shtetit dhe progresit shoqëror, njofton zyra për informim e Kryeministrit.

Me këtë rast, kryeministri Kurti ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të regjistrohen.

Procesi i regjistrimit ka filluar me 5 prill dhe vazhdon deri më 17 maj.