Gjobiten disa motoçiklistë dhe ngasës së skuterëve në Ferizaj

Gjatë patrullimeve dhe pikave të kontrollit, Policia e Kosovës në Ferizaj njofton se ka ndaluar disa persona, të cilët po drejtonin motoçikleta dhe skuterë në kundërshtim me rregullat e trafikut.

Sipas njoftimit të Policisë bëhet e ditur se ndaj disa personave, organet e rendit kanë shqiptuar gjoba për kundërvajtje të shkaktuara në komunikacion, ndërsa janë konfiskuar edhe disa motoçikleta dhe skuterë për personat të cilët nuk kanë poseduar dokumentacionin e rregullt, raporton Zeri.info.

"Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara në trafikun rrugor, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin dhe apelojmë tek drejtuesit që të bëjnë kujdes në komunikacion, të mos drejtojnë motoçikletat, skuterët dhe trotinetët në kundërshtim me rregullat e komunikacionit rrugor dhe të pajisen me dokumentacion të nevojshëm", thuhet në  njoftimin e Policisë.

Me këtë rast Policia e Kosovës fton qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë.

"Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë stacionin më të afërt të policisë, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406", thuhet në njoftim. /Zëri