Përfundon dëshmia e dëshmitarit të 60-të, gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve rinis më 6 maj

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë ka mbaruar dëshminë dëshmitari i 60-të në rastin e ish-krerëve të UÇK-së.

Dëshmia e këtij dëshmitari, e cila u dëgjua në seancë të mbyllur për publikun, mbaroi brenda sesionit të paradites. Si rrjedhojë, për arsye se nuk kishte dëshmitar tjetër gati, pjesa tjetër e seancës nuk u mbajt, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas trupit gjykues, Charles Smith III, seanca e paraparë për nesër do të anulohet dhe gjykimi do të rinisë javës tjetër, përkatësisht të hënën, më 6 maj 2024, duke filluar nga ora 09:00, me 45 minuta vonesë në transmetim.