Urimi më i pazakontë që ia bëri Trumpi gruas së tij për ditëlindje
Përpara kamerave televizive dhe një grumbulli gazetarësh, ish-presidenti amerikan Donald Trump i uroi gruas së tij Melanias, ditëlindjen, pak çaste para se të hynte në sallën e gjyqit.
“Dua të filloj duke i uruar gruas sime Melanias, ditëlindjen”, tha ai para medieve në korridorin e gjykatës së Manhattan, shkruan Business Insider.
“Do të ishte mirë të isha me të, por unë jam në një gjykatë për një gjyq të montuar”, theksoi tutje ai.
Ky padyshim ishte urimi më i çuditshëm të keni parë ndonjëherë.
Trump kaloi ditën në gjykatën penale të Manhattanit ndaj akuzave që pretendojnë se falsifikoi dokumente biznesi për të fshehur një pagesë për të blerë heshtjen e yllit të filmave për të rritur.
Ish-presidenti amerikan, i cili është po ashtu favorit për t’u zgjedhur kandidat i republikanëve përballet me akuza edhe për raste të tjera.
Trump claims he would be with Melania for her birthday but he has to be in court pic.twitter.com/fZqmEK166G
— Acyn (@Acyn) April 26, 2024