The Guardian: Aventura katërditore nga Anglia në Shqipëri
Nga Londra në Tiranë, kryeqyteti dinamik i Shqipërisë, ky udhëtim nëpër Evropë të ofron kënaqësi në çdo hap, shkruan Rachel Mills në të përditshmen britanike “The Guardian”.
Kujtimet e mia kryesore, duke lëvizur nëpër vendet me tren, gjatë udhëtimit nga Londra në Shqipëri janë fshatrat e mbuluara nga shkëlqimi i këndshëm portokalli i perëndimit të diellit.
Më kujtohen selvitë, fshatrat me çati të kuqe, kishat katrore, tokat bujqësore të ndara në ngastra të rregullta dhe vreshtat e vendosura në rresht.
I gjithë udhëtimi im Londër-Paris-Chambery-Torino-Bari-Tiranë me rrugë tokësore dhe detare zgjati katër ditë.
Dita e parë: Londër – Chambéry
Dita e dytë: Chambéry – Torino
Dita e tretë: Torino – Bari
Dita (dhe nata) e katërt: Bari – Tiranë
Mbërrij në traget dhe nisem drejt Shqipërisë. Në mëngjes herët dalloj një qiell rozë përmes dritares së kabinës sime komode dhe ngjitem në kuvertën e sipërme për të parë lindjen e diellit mbi panoramën e largët të Shqipërisë.
Pasi zbres në portin e Durrësit, një autobus për në kryeqytet qëndronte në pritje, por unë zgjodha një udhëtim pesëminutësh me taksi në qendër të qytetit, për të shijuar atë mëngjes një ekspres dhe një ëmbëlsirë në një rrugicë të mbushur me butiqe dhe palma.
Më pas, mar autobusin publik me të cilin shkoj në Tiranë dhe zbres në një zonë urbane disa milje larg qendrës.
Vetë Tirana është një zbulim. Hoteli ku unë u akomodova, “Padam Boutique”, ishte një vilë madhështore me dhoma të bukura dhe dritare nga dyshemeja deri në tavan, dhe një arkitekturë mahnitëse drejt qiellit në çdo rrugë aty pranë.
Aty pranë ndodhej Piramida historike e Tiranës, e cila është një simbol dhe monument i transformimit dhe ndryshimit të Shqipërisë, dhe është argëtuese për t’u ngjitur gjatë perëndimit të diellit.
Sheshi Skënderbej – një grumbull ndërtesash të ngritura në një rrethrrotullim në kohën e festimeve për të shënuar rënien e komunizmit në 1992 – tani është shndërruar në një hapësirë publike të shkëlqyer për këmbësorët.
Natyrisht, historia e Shqipërisë pas ‘perdes së hekurt’ zbulohet në muzetë Bunk’Art 1 dhe Bunk’Art 2, bunkerët bërthamorë të paharrueshëm.
Udhëtimi im përfundoi këtu, dhe mesa duket Tirana ka hedhur hapa të shpejtë drejt zhvillimit turistik. /oranews