Mënyra si i menaxhoni aplikacionet mund ta dëmtojë jetëgjatësinë e baterisë së telefonit tuaj
Përparimet në teknologji nuk e kanë ndryshuar faktin që shumica e telefonave inteligjentë duhet të karikohen çdo ditë, madje disa prej tyre disa herë në ditë.
Ndërsa prodhuesit si Apple kanë ndarë këshilla për të rritur jetëgjatësinë e baterisë, kjo nuk i ka penguar njerëzit që të eksperimentojnë me idetë e tyre dhe të vërtetojnë se mund të ndodhë edhe e kundërta.
Sipas mediave të huaja, Apple thotë se ju mund t’i bëni favor telefonit tuaj duke i mbyllur aplikacionet kur nuk jeni duke i përdorur.
Ekziston një mendim se mbyllja e aplikacioneve që funksionojnë në sfond përmirëson performancën dhe rrit jetëgjatësinë e baterisë, por kjo nuk është e vërtetë, përcjell Telegrafi.
Kur kaloni në një aplikacion tjetër, aplikacionet që i keni përdorur më parë shfrytëzojnë vetëm një sasi të vogël energjie, kështu që nuk fitoni asgjë edhe nëse i mbyllni ose jo ato.
Madje, ekspertët besojnë se më shumë energji kërkohet për të ngarkuar një aplikacion që e keni mbyllur, sesa kur nuk e mbyllni atë fare.
Ngarkimi i një aplikacioni nga e para do të thotë se ai do të fillojë nga zero, gjë që teorikisht e bën telefonin tuaj më të ngadalshëm.
Nëse nuk keni dëshirë ta karikoni shpesh telefonin tuaj, ka hapa tjerë që mund të ndërmerrni, duke përfshirë edhe uljen e dritës së ekranit. /telegrafi