Pas rikthimit nga lëndimi, Fisnik Asllani shënon gol për t’i dhuruar pikë Austria Vjenës

Fisnik Asllani kishte munguar dhjetë ndeshje shkaku i një lëndimi, por pas rikthimit ai ka filluar të gjejë formën më të mirë.

Sulmuesi ishte kthyer në ndeshjen e kaluar kundër Tirolit më 23 prill, ndërsa të sonte shënoi gol të rëndësishëm për skuadrën e tij, Austria Vjena.

Austria barazoi në shtëpi kundër Altachut m rezultat 2-2 në ndeshjen e xhiros së 29-të, në grupin e skuadrave që po luftojnë për mbijetesë.

Asllani u inkuadrua në minutën e 78-të, ndërsa shënoi në minutën e 85-të për 2-1.

Për sulmuesin ku ishte goli i katërt në elitën e futbollit të Austrisë.

Austria Vienna në vendin e shtatë ka 26 pikë, ndërsa Altachu ka 17 pikë në vendin e dhjetë. /Telegrafi