Konfiskohen pesë armë në një shtëpi në Zveçan

Policia e Kosovës, gjatë kontrollit në një shtëpi në Zveçan, ka konfiskuar pesë armë.

Sipas Policisë, në këtë rast janë konfiskuar një pushkë gjuetie, dy pushkë Karabinë, dy pistoleta dhe një sasi municioni të kalibrave të ndryshëm.

“I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri