Kosova, me pesë xhudistë në Kampionatin Evropian në Zagreb

Më 25 deri më 27 prill 2024 do të mbahet Kampionati Evropian i Xhudos për Seniorë në Zagreb të Kroacisë, njofton Federata e Xhudos së Kosovës, përcjell “Zëri”.

Nga Kosova do të garojnë:

Distria Krasniqi (-52 kg)

Flaka Loxha (-57 kg)

Akil Gjakova (-73 kg)

Dardan Cena (-73 kg)

Loriana Kuka (-78 kg).

Distria dhe Flaka ndeshen ditën e parë, kurse ditën e dytë ndeshen Akili dhe Dardani, Loriana ndeshet ditën e tretë.

Në këtë kampionat marrin pjesë 47 shtete, me 427 garues, 240 meshkuj dhe 187 femra.

Ekipi kosovar është nën udhëheqjen e trajnerëve Driton Kuka dhe Majlinda Kelmendi. /Zëri