Arrestohet një zyrtar në Komunën e Ferizajt

Një zyrtar është arrestuar në Komunën e Ferizajt.

Ai dyshohet se i ka mundësuar një shtetasi turk të pajiset me dokumentet e Kosovës, transmeton Zeri.info.

“Është arrestuar zyrtari i Komunës, i dyshuari mashkull kosovar, pasi duke keqpërdorur pozitën e tij, i kishte mundësuar një shtetasi turk të pajiset me dokumentacion të Republikës së Kosovës. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri