Hashim Thaçi sot ka ditëlindjen

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, feston sot 56-vjetorin e lindjes.

As kësaj radhe ai nuk do të mundë të festojë pranë familjarëve të tij, për shkak se nga nëntori i vitit 2020 ai ndodhet në paraburgim si i akuzuar për krime lufte nga Gjykata Speciale.

Kujtojmë se Thaçi ka qenë në krye të Partisë Demokratike të Kosovës si dhe kryeministri i parë i Kosovës së pavarur.

Hashim Thaçi është i lindur më 24 prill 1968, në fshatin Burojë të Skënderajt dhe ishte presidenti i pestë i Republikës së Kosovës, derisa dy herë ishte shef qeverie.